Vetëm gjatë vitit 2024, 1 mijë e 671 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri më i madh i shkurorëzimeve gjatë vitit që shkoi, u shënua në muajin shtator, ku 152 çifte u shkurorëzuan.
Ndërkaq në janar të vitit 2024, 155 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E numër i ngjashëm i shkurorëzimeve u shënua dhe në muajin shkurt pasi që u regjistruan 151 shkurorëzime.
Në maj u regjistruan 138 raste, në qërshor 118, në korrik 142, në gusht 136 raste, në shtator 152 dhe në tetor 153 raste të shkurorëzimeve.
Ndërkaq në nentor 121 çifte i dhanë fund martesës së tyre, pasuar nga dhjetori gjatë të cilit u shkurorëzuan 142 çifte.(Indeksonline)