11.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Gjykata: Ziadin Sela është kryetar i ASH-së dhe vulat i takojnë atij

Aleanca për Shqiptarët nuk është më me dy krahë. Dilema se kush është kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe kujt i takon partia nga sot kanë marrë fund, pasi Gjykata Themelore në Tetovë ka marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela. Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela.

Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela. Ndërkaq, pas këtij vendim të gjykatës, ka folur kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili e cilsonë si vendim i drejtë dhe të rëndësishëm për siç tha, të gjithë shqiptarët.

Qartësimi i kësaj situate dhe i përkatisisë se kujtë i takon ASH, kalon në dimensionin edhe të qartësimit të rrëmujës dhe haosit politik, të krijuar brenda këtij viti. Një Aleancë për Shqiptarët qartazi e definuar në përcaktimet programore të saj, qartazi në rrugën dhe kozistencën e saj politike, një ASh në trungujt e vet, te themeluesit e saj, natyrishtë që është në të mirën e të gjithë shqiptarëve, është në të mirë edhe të gjithë qyetarëve të tjerë”tha Sela.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit