Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se sot bëhet pranimi teknik i objektit të shkollës në Vizbeg të Shkupit, shkruan TV21. Shaqiri thotë se janë tejkaluar pengesat për furnizim të objektit me energji elektrike dhe ujë, dhe se tani procedura duhet të vijojë në komunën e Butelit.“Kemi rënë dakord me udhëheqësinë e komunës, në afat maksimal pas pranimit teknik, të bëjë regjistrimin e objektit, komfor procedurave në Regjistrin Qendror dhe të emërojë drejtorin, i cili do të dorëzojë kërkesat deri në Ministrinë e Arsimit për punësimet e reja, për ata fëmijë të cilët janë”, tha mes tjerash Shaqiri.
Kreu i MASH nuk dha datë të saktë se kur do të hapet shkolla, por tha se kjo është çështje ditësh.
“Unë personalisht e kam thënë se do të hapet në gjysmë vjetorin e dytë, por nga sot mbetet obligimi te komuna dhe jam i bindur se ajo shkollë do të hapet për çështje ditësh”, theksoi Shaqiri./tv21.tv
https://www.facebook.com/watch/?v=1571144077051897&t=0