11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

BESA riorganizohet në Bërvenicë, e gatshme për zgjedhjet lokale

Lëvizja BESA ka mbajtur kuvendin e degës së komunën e Bërvenicës, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re e degës partiake.

“Në prani të nënkryetarit Blerim Sejdiu, sekretarit Adnan Azizi, kryetares së forumit të gruas në Tetovë, Kaltrina Beqiri si dhe kryetarit të degës së Tetovës, Besar Durmishi dhe eksponentëve të tjerë partiak, kuvendarët e pranishëm zgjodhën Bujamin Rushiti për kryetar të degës”, njoftoi partia përmes një kumtese.

Nga Lëvizja BESA thanë se do të vazhdojnë me strukturimin partiak në çdo territor të Maqedonisë së Veriut ku jetojnë shqiptarë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit