Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe Komiteti Ekzekutiv nuk heqin dorë nga e drejta e tyre statutore për të propozuar emrat e tyre për kandidatë për kryetarë komunash, për të cilët do të bëhet anketë në mesin e anëtarëve. Ata emra janë jashtë listës së përgatitur me propozim komiteteve komunale në prag të zgjedhjeve lokale, njofton Telma.
Brenda partisë mbizotëron mendimi se favorit i saj për kryetar të Shkupit është ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, i cili nuk i fsheh ambiciet për këtë pozitë. Ai mbrëmë në një intervistë televizive tha se “e dëshiron sepse ka shumë vizione për kryeqytetin” dhe personalisht beson se propozimi që Mickoski do t’i bëjë organeve ekzekutive do të jetë kryetari i ardhshëm i Shkupit.
Jozyrtarisht në bazën partiake, më lartë renditet kryetari i Kisella Vodës, Orce Gjeorgjievski, i ndjekur nga Boban Stefkovski nga Gazi Baba.
Një pjesë e marrëveshjeve mes koalicioneve, siç zbuloi mbrëmë zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili po ashtu në një intervistë tha se VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë plan për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet lokale. Listat e këshilltarëve do i kenë të ndara, por ata planifikojnë t’i japin njëri-tjetrit mbështetje për kandidatët për kryetar komune, në raundin e parë ose të dytë të zgjedhjeve, në varësi të marrëveshjes që arrijnë.
Nga ana tjetër, ZNAM pretendon se deri më tani nuk kanë pasur asnjë diskutim për mbështetje reciproke me partnerët e koalicionit. Ata pohojnë se janë të fokusuar në formimin e degëve të reja komunale në pritje të zgjedhjeve, pas së cilës do të vijojë procedura për kandidatët e mundshëm. Ata nuk zbulojnë nëse Maksim Dimitrievski do të kandidojë sërish për kryetar komune apo ka ambicie për një post më të lartë. Vetë ai së fundmi deklaroi se ende është duke e menduar dhe do të marrë një vendim përfundimtar me analiza, por edhe me anketa të drejtpërdrejta nëpër komunitetet lokale./Ora24.tv