Deri sot është afati deri kur mund të dërgohen komente për draft-konceptin për reforma në arsimin e mesëm në adresën elektronike: [email protected], pas publikimit në ueb faqen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA).
Pas reagimeve nga katedrat dhe institutet, kryesisht nga Fakulteti Filozofik në UKIM, se me konceptin reduktohen përmbajtjet e disa lëndëve të shkencave shoqërore, ministrja Vesna Janevska sot deklaroi se i marrin shumë seriozisht të gjitha deklaratat e bëra nga të gjitha fakultetet dhe se afati për sugjerime mund të vazhdohet. Krahas diskutimit onlajn të deritanishëm, tha ajo, do të vazhdojnë edhe në terren për të krijuar draft-tekstin më të mirë të konceptit, duke theksuar se versioni aktual mund të ndryshohet.
Gjithsesi që mund të vazhdohet, gjithsesi që ne i marrim shumë seriozisht të gjitha deklaratat e bëra nga të gjitha fakultetet, edhe pse bëhet fjalë kryesisht për Fakultetin Filozofik. E kam thënë një herë që ky është një draft-koncept dhe se mund të pësojë ndryshime. Ne po vazhdojmë, deri më tani kjo është bërë në mënyrë elektronike, digjitale, do të lëvizim pak në terren dhe sigurisht do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e tij”, deklaroi ministrja Janevska, e cila sot mori pjesë në hapjen e EDIH-së – hab i parë inovativ digjital evropian në shtet.
Theksoi edhe se është shumë e kënaqur që, siç tha, “për dallim nga një pjesë e opinionit profesional, tashmë po marrim mbështetje të fuqishme nga të rinjtë”.





