15.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkim Jashari (video)

Kryeministri Albin Kurti në një tubim me qyetarët e Gjilanit është shprehur se, për tu mbrojtur nga Serbia, e kemi ushtrinë e Kosovës.

“Ne nuk mund të presim që Amerika dhe Evropa, do të na mbështesin e simpatizojnë sikurse në pranverën e vitit 1999. Sepse ne nuk mund të lejojmë, e kurrë më nuk do të lejojmë, masakra e dhunime të Serbisë në Kosovë. Ne tash jemi shtet i pavarur, ne tash jemi shtet sovran, me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, me ushtri të fuqishme, e me polici të jashtëzakonshme profesionale, integritet e kompetencë cep më cep. Pra, ne tash i dalim zot vetes. Ne i dalim zot atdheut. Ne jemi ma të fortë e ma të qëndrueshëm se Serbia. Kombi shqiptar asht ma i lashtë e ma i madh. Amerika dhe Evropa, janë miqtë, partnerët, aleatët tanë që na mbrojnë nga Rusia, kurse për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkim Jashari.”, ka theksuar Kurti. (INA)

Shiko videon: https://www.facebook.com/share/r/1BqR3vLw58/?mibextid=wwXIfr

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit