Zgjedhja e Besnik Berishës, në krye të Komisionet të Pavarur të Mediave, nxiti reagime të shumta.
Berisha u zgjodh në këtë pozitë tri ditë para se t’i përfundoj mandati kryetarit Jeton Mehmeti.
E për këtë proces, Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e shqyrtuar nëse ka elemente të veprës penale.
“Jemi në fazën e shqyrtimit të rastit në fjalë si dhe vlerësimit të kompetencës lëndore nëse është për Prokurorinë Themelore apo për Prokurorinë Speciale”, ka thënë Gashi.
Në mbledhjen e fundit të KPM-së, Besnik Berisha u zgjodh kryetar i këtij institucioni me katër vota.
Kryetari Jeton Mehmeti derisa mbylli mbledhjen e 17 janarit, u deklarua se misioni i tij mori fund aty.
“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë dy kryetarë. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thërret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.
Ndaj mënyrës së zgjedhjes së Berishës në krye të KPM-së, pati reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK shprehi shqetësim për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).