10.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Milloshoski: Kryeministri i Maqedonisë për herë të parë merr pjesë në inaugurimin e një presidenti amerikan

“Sot, gjatë inaugurimit të Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë është ftuar dhe do të marrë pjesë në këtë manifestim në Uashington, kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë, i cili është një temë kryesore në skenën politike ndërkombëtare. Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për vendin tonë dhe një sukses për diplomacinë maqedonase.

Partneriteti strategjik i lidhur në vitin 2008, i kombinuar me njohjet personale të kryeministrit Mickoski dhe disa anëtarëve të qeverisë me disa nga bashkëpunëtorët e afërt të Presidentit Trump, paraqet një bazë solide për thellimin e marrëdhënieve maqedono-amerikane, veçanërisht në fushën e ekonomisë, sigurisë, energjisë dhe koordinimin më të mirë të aktiviteteve diplomatike në fushat me interes të përbashkët.

Në këtë botë dinamike që po ndryshon shumë shpejt, është mirë që përmes kryeministrit, Maqedonia të jetë e pranishme në Uashington dhe të forcojë partneritetin dhe besimin me SHBA-në, shtetin që ka potencialin më të madh në formësimin e politikës ndërkombëtare postimi në Facebook i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit