14.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Kryeministri Mickoski në Uashington takon biznesmenin e fuqishëm nga Maqedonia, pjesë e kompanisë të së cilit janë edhe zv/presidenti i ri dhe ministri i Ekonomisë së SHBA-së

Kryeministri, Hristijan Mickoski ka njoftuar në rrjetet sociale, se sapo ka arritur në Uashington, ufhëtim me rastin e inaugurimit të presidentit Donalt Tramp ka taktuar biznesmen tepër të fuqishëm nga Maqedonia, të cilët mund të invedtojnë në vendin tonë.
Njoftimi i plotë i kryeministrit:
“Direkt nga aeroporti në një takim…, në Uashington pata një takim të gjatë jashtëzakonisht produktiv me mikun tim Kris Pavlovski, pronar i kompanisë “Rumble”, ku pjesë e steukturës akcionare është edhe Haward Lutnik, ministër i ri i Ekonomisë amerikane dhe JD Vance, zv. President I SHBA-së, si pjesë e administratës së re të Presidentit Trump. Kapitali i Pavlovskit vlerësohet nga Forbes në 1.2 miliardë dollarë.
Biseduam për investimet e “Ramble” në Maqedoni në fushën e digjitalizimit. Duke pasur parasysh që Kris është me origjinë maqedonase, Maqedonia është një temë që është gjithmonë pjesë e bisedave tona, kemi biseduar për sfidat që janë pjesë e së tashmes, por edhe e së ardhmes.
Ne po luftojmë për përparimin dhe të ardhmen e qytetarëve tanë dhe të atdheut”, ka njoftuar kryeministri Hristijan Mickovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit