30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Zeqirija Ibrahimi së bashku me Afrim Gashin inspektojnë punimet rreth ndërtimit të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me Kryetarin e
Kuvendit, Afrim Gashin, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet
rreth ndërtimit të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë.
“ Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe
Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot
vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashri” në
qytetin e Kumanovës.
Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe
qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal
ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh.
Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin si dhe përgëzova të gjithë
aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”,
thuhet midis tjerash në njoftim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit