Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot paralajmëroi linjën e nëntë ajrore në vend.
Siç tha ai në konferencën ndërkombëtare për diplomacinë e biznesit, ende nuk mund të tregojë publikisht se për ç’farë bëhet fjalë, por “diaspora do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë”.
Pritjet e Nikolloskit janë se para nesh është një vit jashtëzakonisht i suksesshëm dhe stabil me numër rekord të investimeve të huaja, si dhe se vendi do të jetë “numër një në rajon”.
“Në mëngjes kam konfirmim për linjën e nëntë ajrore, por ende nuk mund të them publikisht. Mendoj se diaspora jonë do të jetë shumë e lumtur kur të dëgjojë. Si Qeveri në këto 6,5 muaj kemi nëntë linja të reja ajrore, ndërsa mund të paralajmëroj edhe fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së terminalit në aeroportin e Ohrit”, theksoi Nikolloski