LSDM e ka akuzuar Qeverinë se nuk dëshiron të rrisë pagat e punëtorëve, edhe pse siç thonë nga LSDM, buxheti i Qeverisë është 6 miliardë euro.
“Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së ka buxhetin më të madh në histori prej 6 miliardë euro dhe nuk dëshiron të rrisë pagat e punëtorëve të sektorit publik. Është e turpshme dhe e trishtueshme që punëtorët detyrohen të protestojnë duke kërkuar diçka që e meritojnë”.
“Sistemi i rritjes së pagave i vendosur nga LSDM-ja është braktisur plotësisht nga qeveria aktuale, duke rezultuar në përkeqësim të standardit jetësor të punëtorëve. Këtë e vërtetojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, të cilat tregojnë se kostoja e jetesës është rritur me 4,4% dhe çmimet e produkteve bazë janë rritur me 4,3%. LSDM është në anën e punëtorëve dhe kërkon që Qeveria urgjentisht të ndërmarrë hapa për rritjen e pagave në sektorin publik”, thonë nga LSDM.