9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Ditët janë në pyetje, thotë Mexhiti për “one stop shop” në pikat kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se së shpejti do të nisë funksionimi i sistemit “one stop shop” në pikat kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Mexhiti thotë se grupet e punës në të dy shtete po punojnë në sinkronizimin e sistemeve.

“Dmth punohet, ditët janë në pyetje. Dy grupet punuese të R. Kosovës dhe RMV-së po punojnë në detajet e fundit. Sinkronizim të programeve, dhe jo vetëm në “Bllacë”, edhe në “Jazhincë”, “Tabanoc” së shpejti do të implementimet projekti one stop shop, që do të jetë lehtësim për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit