10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Këtë vit fillon ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar

Pas shumë premtimeve, këtë vit pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar. Premtimin kësaj radhe e ka dhënë kryeministri i vendit Hristijan Mickoski. Ai në paraqitjen e tij disa ditë më parë, duke përmendur projektet infrastrukturore që pritet të fillojnë të realizohen këtë vit, ka përmendur edhe autostradën Tetovë-Gostivar. “Do jetë gati faza e parë e hekurudhës drejt Bullgarisë, ndërsa intensivisht dhe pa ndalesë do të vazhdojnë ndërtimet e autostradave Gostivar-Bukojçan, Prilep-Manastir dhe Kërçovë-Ohër. Do të fillojmë ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar”, deklaroi Mickoski.

Në ndërkohë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka dhënë detaje lidhur me ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Sipas tij, fillimisht do të ndërtohet rrugë alternative, që të mos ndodhë që fshatrat përgjatë kësaj autostrade të bllokohen. Ai tha se dinamike na terren është përshpejtuar dhe punohet në eksproprijimin e pronave, ndërsa planifikohen që të ndërtohen ura të reja dhe urat e vjetra të rrënohen. Ndërkaq, traseja është e spostuar për shkak të gypit të sistemit të ujitjes në Pollog.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit