16.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Mickoski: Çertifikatat dhe provimet për punësimet në çerdhe do të jepen në gjuhën shqipe

 

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarëve, se si e komenton, mosnlnshkrimin e dekretit nga presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se nenet 9 dhe 10 të Ligjit për gjuhët do të kthehen në Kuvend, do të rregullihen dhe konkretizohen dhe të gjitha liçencat dhe provomet për punësimet në çerdhe do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe.

“Bëhet fjalë për nenin 9 dhe 10 nga i njëjti ligj, (Ligjit për gjuhët). dhe ato dy nene, janë të formuluar, në kundërshtim me Kushtetutën por edhe në kundërshtim me Ligjin për Gjuhët. Kështu që mendoj se është rutinë dhe formalitet. Do të korrigjohen në pajtushmëri me Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët, do të kthehen përsëri në procedurë në Kuvend, pres miratim të suksesshëm. Të gjithë ata të cilët, normalisht hyjnë më suaza të Ligjit për Gjuhët, bëhet fjalë për të gjithë ata pjesëtar që janë më shumë se 20%. Sepse nëse e lexoni këtë Ligj edhe nenin 9 dhe 10, thotë saktë 20%, pak e bërë keq e gjithë kjo. Dhe ky është një formulim i cili do të tejkalohet së shpejti. Për ndryshe, dihet se gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit është gjuha maqedonase, por të gjithë ata, në këtë rast, shqiptarë që do të kërkojnë edhe në gjuhën shqipe të jetë formulari i provimit ose liçenca do të formulohet ajo në mënyrë të saktë sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët, do ta fitojnë atë të drejtë.
Kuptohet”, deklaroi kryeministri Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit