16.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Mexhiti: Dinjitet për pensionistët, 5.000 denarë më shumë!

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka njoftuar se pensionet e marsit pensionistët do t’i marrin me pjesën e dytë të rriotjes prej 2500 denarëve, gjegjësisht 5000 denarë më shumë.

Njoftimi i Mexhitit:

Nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.

Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për një të ardhme më të mirë për të gjithë!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit