10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Mickoski: Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor

I pyetur nga gazetarët se si e komenton zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Gjyqësor, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se nuk ka koment dhe asgjë për të shtuar për atë që po ndodh. Ai tha se mbetet q; të shihet se si do të ecë puna.

“Nuk kam koment. Shumë shpesh ne komentojmë disi, kështu që shumë shpesh ekspertët komentojnë komentet tona. Nuk kam asgjë për të thënë apo shtuar për atë që po ndodh. Të shohim se si do të punojë kryetari i ri i Këshillit Gjyqësor”, tha Mickoski, i cili sot ishte i pranishëm në Radovish, në vënien në punë të sallës sportive “25 Maji”.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 510-të me 13 vota zgjodhi gjyqtarin Aleksandar Kambovski, i cili vjen nga Apeli i Manastirit dhe është zgjedhur anëtar i Këshillit në qershor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit