nuk ndërhyri për parandalimin e incidentit. Sipas policisë një ditë më parë 8 persona ia mësynë M-NAVIT për të shtypur revoltën e sindikatës, sidomos për të heshtur kontrollorët shqiptarë që ishin rreshtuar me Sindikatën. Sipas dëshmitarëve, Neziri i ka çuar shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe Ersen Sali, të cilët nuk janë të punësuar në këtë institucion direkt në dhomën e radarit, ku edhe ka ndodhur përdorimi dhunës. Sipas dëshmive ishin me 2 makina, ata kanë kaluar 3 barriera sigurie: portën në oborrin e M-NAV, derën e hyrjes në ndërtesë ku kanë qasje vetëm ata me kartë elektronike dhe kullën e kontrollit ku nuk ka mundësi për lëvizje të pashoqëruar nga stafi. Një incident i shkaktuar nga Bekim Neziri në M-NAV ka ndodhur edhe në vitin 2010, por rasti nuk ka qenë i paraqitur në polici. Rasti u përmend nga Sindikata vetëm dje, duke pretenduar se e kanë të dokumentuar incidentin e 13 viteve më parë./ Alsat.mk