32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Bastisje për Parregullsi në Lotari dhe Arrestime të Klanit të Haraçinës dhe Duqanxhikut në Shkup

Sipas burimeve të TV21, mëngjesin e sotëm policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar bastisje te disa persona në lidhje me parregullsi në punën e Lotarisë Shtetërore. Sipas të njëjtave burime, është bastisur edhe shtëpia e ish-zëvendëskryeministrit A.G. . Sipas burimeve të TV21, është bastisur edhe shtëpia e ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, P.B., i cili dyshohet se është në Kosovë që para disa muajve. Sipas informacioneve të para, gjatë bastisjes janë konfiskuar rreth 50.000 franga.

Në lidhje me aksionin e mbrëmjes së djeshme në rajonin e Shkupit, burime të TV21 njoftojnë se janë arrestuar 7 persona, nga klani i Haraçinës dhe Duqanxhikut. Janë gjetur para dhe armë. Burimet brenda MPB-së njoftojnë se po kërkohet edhe më tepër armatim, që është fshehur, por për gjetjen e të cilave autoritetet tashmë kanë gjurmë.

Sipas burimeve tona, aksioni mund të zbardh 4 vrasje që janë bërë nga klanet.

Për më tepër informacione, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pritet të dalë para mediave me fillim nga ora 15:00.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit