9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Gjashtë vjet nga formimi i Ushtrisë së Kosovës

Sot janë bërë gjashtë vjet nga dita kur Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat u mundësua transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Votimi ishte përcjellë me duartrokitje të gjata në Kuvend.

Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte thënë se me këtë votim po fillon një epokë e re për shtetin e Kosovës.

“Nga ky moment, zyrtarisht e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga ky çast janë ushtarë të Kosovës, të cilëve ua urojmë Ushtrinë e Kosovës”, kishte thënë Veseli.

Këtë ditë e ka rikujtuar deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila ka publikuar disa fotografi.

“Janë disa momente që nuk harrohen kurr dhe kujtohen gjithmonë me krenari! 6vjet me parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u votua Ushtria e Kosovës!”, ka shkruar ajo.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGanimeteMusliuOfficial%2Fposts%2Fpfbid02cLNETxzmUzkVi6CMwj313M3WBCrSHpuPrvwNPCuBT71Z4uZSv6yE9RKqreJv3gbXl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”741″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit