13.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Andonovski në takim me udhëheqësit e USAID-it në Uashington

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski këto ditë është për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka zhvilluar takim me përfaqësues të lartë të USAID-it në Uashington, informojnë nga Ministria.

Në takim u diskutua për projektet rajonale dhe kombëtare të USAID-it, në të cilat jemi përfshirë si shtet dhe si Minstri, ndërsa në fokus të diskutimit ka qenë siguria kibernetike, lufta kundër korrupsionit dhe digjitalizimi i shërbimeve publike për qytetarët.

Vizita në Uashington vazhdoi me takime dypalëshe dhe ngjarje shumëpalëshe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit