17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Qeveria me plan për zgjidhjen e problemit me arinjtë në Mavrovë

Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme i ka dhënë afat tre muaj Ministrisë së Bujqësisë të tregojnë lokacione të mundshme ku mund të vendosen arushat, për të cilat periudhën e kaluar kanë alarmuar banorët e Mavrovës.

Gjendja me ariun e murrmë, e cila është nën mbrojtje nga gjuetia, ndodhet në rend dite në seancë qeveritare për herë të dytë. Më herët, më 3 tetor, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi propozimet e ministrive kompetente për zgjidhjen e problemeve me arinjtë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për gjendjen e ariut të murrmë, e cila është nën mbrojtje dhe është e ndaluar për gjueti. Qeveria ka ngarkuar institucionet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me informacionin e miratuar”, thuhet në njoftim pas seancës së djeshme të Qeverisë.

Detyrimet që ministria duhet t’i zbatojë kanë afate që parashohin përpunimin e një plani aksionar për arinjtë e murrmë, formimin e një ekipi intervenues dhe listë me lokacionet e mundshme për zhvendosjen e tyre.

Qeveria njoftoi se për koordinim të aktiviteteve të institucioneve është angazhuar drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Në fund të shtatorit, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës ka kërkuar nga Qeveria që të shpallë gjendje krize në të gjithë territorin e komunës për shkak të pranisë së shtuar të ariut të murrmë në këto zona dhe rrezikut që paraqet për jetën e banorëve.

Lajme të ngjajshme

129 KOMENTET

  1. Nice read, I just passed this onto a colleague who was doing some research on that. And he actually bought me lunch because I found it for him smile Thus let me rephrase that: Thanks for lunch! “The future is not something we enter. The future is something we create.” by Leonard I. Sweet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit