11.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

112 vite shtet/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin Skënderbej

Në sheshin Skënderbej është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

ceremonia e ngritjes se flamurit (5)

Më herët sot, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvillua “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana u vesh e gjitha kuq e zi.

Të pranishëm në paradë ishin mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues nga 150 qytete.

WhatsApp Image 2024-11-28 at 12.33.57

Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po zhvllohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve.

Kujtojmë se më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit