16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Në Shkup mbahet ngjarje e OSBE kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave

Shkup, 24 nëntor – Ngjarje e OSBE-së kundër dhunës ndaj grave të reja dhe vajzave mbahet pasdite në Shkup. Bëhet fjalë për ngjarje në kuadër të 16 ditëve aktivizëm kundër dhunës së bazuar gjinore.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska para të pranishmive theksoi se dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Ajo informoi se rreth 15 denoncime për dhunë kanë arritur në Ministri nga fillimi i vitit të ri shkollor.

“Çdo fëmijë ka të drejtë për jetë pa dhunë, obligon Konventa për të drejtat e fëmijës. Megjithatë, me më shumë dokumente tjera ndërkombëtare janë garantuar të drejtat e gruas për jetë, siguri personale, arsimim dhe dinjitet, në respekt për integritetin e saj fizik dhe moral. Edukimi ynë bazohet në këto postulate. Dhuna dhe shkolla nuk shkojnë bashkë. Si Ministri, ne jemi të përkushtuar të mbrojmë fëmijët dhe të rinjtë, të kultivojmë mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku ata mund të rriten, të mësojnë dhe të avancohen”, tha ministrja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit