10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

AlternAtivA: Kryetari, Zeqirija Ibrahimi, takon Ambasadorin e Turqisë, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj

Sot, i shoqëruar nga deputetët Imërlije Saliu Fetai dhe Bekim Sali, pata
kënaqësinë të zhvilloj një takim miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin
e Republikës së Turqisë në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj, në
selinë qendrore të Alternativës.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe
në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe
politik.

Theksova rëndësinë e lidhjeve të ngushta me Turqinë dhe shpreha
përkushtimin e Alternativës për avancimin e mëtejshëm të këtyre
marrëdhënieve, duke kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Ambasadori Ulusoj vlerësoi angazhimin e Alternativës për forcimin e
marrëdhënieve ndërshtetërore dhe siguroi mbështetjen e Turqisë për
iniciativat që promovojnë paqen dhe prosperitetin në rajon.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve
miqësore dhe strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke
hapur rrugë të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit