19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Disa lagje të Kondovës, prej ditësh pa rrymë!

Banorët e fshatit Kondovë të Shkupit, prej ditësh po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Ankesa të shumta për ndërprerjen e rrymës në këtë fshat kanë ardhur në adresën e gazetës LAJM.

Banorët ankohen se në këto ditë dimri, mungesa e energjisë elektrike përbën problem të madh për ta.

Nga EVN-ja thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në fshatin Kondovë, ndodh për shkak të mbingarkesës së rrjetit që krijon defekte të cilat konsumatorët në rastet më të mëdha i lënë pa një fazë të furnizimit.

“Në fshatin Kondovë rrjedhimisht punohet në rikonstruimin dhe modernizimin e rrjetit distributiv.

Një pjesë e fshatit akoma po ballafaqohet me mbingarkesë të rrjetit dhe prandaj ndodhin defekte të cilat konsumatorët në rastet më të mëdha i lënë pa një fazë të furnizimit.

Ekipet e Elektrodistribuimit paralelisht punojnë në rikonstruimin e rrjetit dhe sanimin e defekteve dhe në përputhje me planin së shpejti ky fshat nuk do të ketë probleme me defekte të cilat ndodhin si rezultat i këtyre mbingarkimeve në rrjet”, thanë nga elektrodistribuimi për gazetën LAJM.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit