Veles, 9 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski, drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Koce Trajanovski dhe kryetarin e komunës së Velesit Marko Kollev inspektuan punimet ndërtimore në tre akse rrugore në Velles. Investim ky në vlerë prej 44 milionë denarë, i cili do të modernizojë infrastrukturën rrugore të këtij qyteti.
“Këtë vit përmes projekteve të ndryshme investojmë dikur rreth 5 milionë euro në Veles. Punimet ndërtimore në hyrje të Velesit kushtojnë rreth 750 mijë euro, ndërsa përmes projektit për rrugë lokale këtë vit këtu janë investuar 1 milion 100 mijë euro.”, tha ministri për transport dhe lidhje, Aleksandar Nikollovski.
“Po mundohemi jo vetëm në Veles, por të punojmë edhe në qytete tjera të vendit dhe ti ndërtojmë rrugët shtetërore. Do doja të theksoja se NP” Rrugët Shtetërore” i mirëmban rrugët rajonale, por për fat të keq, një numër i madh i rrugëve rajonale kalojnë përmes qendrave të qyteteve pasi që nuk ka qarkore për rreth tyre, andaj do të doja t’ju them se është në ndërtim e sipër qarkorja në Tetovë, në Resnjë dhe Kavadarë dhe shpresojë se deri vitin e ardhshëm do të përfundojnë.”, tha drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski.
Për momentin në Veles është hapur edhe shpallja publike për shpërndarjen e banesave sociale. Përfaqësuesit e ekzekutivit thanë se investimet kapitale do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm me një intensitet të jashtëzakonshëm në gjithë vendin.