16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski takon presidentin Macron: Optimist për të ardhmen europiane të vendit

Kryeministri i Maqedoni së Veriut, Hristijan Mickoski apo ka përfunduar takimin me presidentin e Francës, Emanuel Makron. Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Mickoski deklaroi se është optimist për të ardhmen e vendit.

“Në margjinat e aktivitetit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, pata një takim produktiv me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Diskutuam hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Unë jam optimist për të ardhmen tonë, ne luftojmë për argumentet tona dhe të vërtetën që është e pashmangshme.

Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, shkruan kryeministri Hristijan Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit