1.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

Mickoski: Pagat në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta duke filluar nga ky muaj, ndërsa deri në vitin 2028 do të rriten minimalisht për 46%, ose më së tepërërmi deri në 60 %

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me premtimin për paga më të larta në arsim, tha:
“Po, po, pra nga ky muaj paga në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të jetë më e lartë për 5 për qind, mendoj tani në nëntor për pagën e muajit tetor, praktikisht ajo që është paguar. Më 25 prill, praktikisht nga paga e marsit do të jenë për 7 për qind shtesë. Në prill të vitit 2026, 7.5 deri në 10 për qind në varësi të gjendjes së buxhetit. Në muajin prill të vitit 2027 për pagën e marsit përsëri do të ketë rritje 7.5 deri në 10 për qind dhe tashmë dhe në prill të vitit 2028 për muajin mars të vitit 2028 nga 10 në 12.5 për qind. Që të paktën në këtë diapazon paga kohore të jetë mesatare, në arsim e rritur me 46 për qind, dhe maksimalisht deri në 60 për qind, që mendojmë se do të arrijmë realisht një nivel të mirë. A mjafton, nuk mjafton. Por është në mundësitë tona, sepse për momentin nëse paga mesatare në vend është më shumë se 41.000 denarë, në arsim është 9.000 denarë më pak, rreth 32.000 denarë”, tha kryeministri Hristijan Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit