Izet Mexhiti ka uruar Donald Trampin për fitoren në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)

“Urime të sinqerta presidentit Donald Tramp për rizgjedhjen e tij!
SHBA-ja mbetet aleati më i madh i vendit tonë. Si zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, shpreh gatishmërinë tonë të plotë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Mexhiti në urimin e tij postuar në Fejsbuk.

Besojmë, thekson Mexhiti se nëpërmjet bashkëpunimit tonë të ngushtë, do të avancojmë përparimin ekonomik dhe sigurinë për vendin tonë!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit