12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Zbulohet vendi, ku do i shikojë Trump rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Ish-presidenti Donald Trump do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve me një grup të vogël që përfshin familjen dhe miqtë e tij në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, sipas CNN.

Anëtarët e klubit të tij janë ftuar në një darkë në resort dhe Trump ka të ngjarë të shoqërohet me të ftuarit gjatë gjithë mbrëmjes.

Ekipi i fushatës së ish-presidentit po ngre një ‘dhomë lufte’ në selinë e tij të fushatës në West Palm Beach.

Kujtojmë se në zgjedhjet e sotme do të vendoset se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, republikani Donald Trump, apo demokratja Kamala Harris.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit