10.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Rrjeti i Grave: Dhuna ndaj të miturës e patolerueshme, kërkojmë drejtësi dhe veprim të menjëhershëm

Rrjeti i Grave të Kosovës është shprehur thellësisht i indinjuar pas dyshimit se një e mitur është dhunuar nga pesë persona.

“Kjo ngjarje tronditëse, sipas mediave lokale, përfshin drogimin dhe më pas dhunimin e të miturës nga pesë persona. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave por edhe dinjitetit njerëzor, e për më tepër duhet të jetë thirrje urgjente për veprim nga të gjitha institucionet dhe shoqëria jonë”, shkruan në reagim.

“Ne nuk duhet të lejojmë që këto akte të ndodhin në vendin tonë. Prandaj, RrGK i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri dhe urgjencë, duke siguruar hetime të hollësishme dhe të shpejta për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndëshkimin maksimal të kryerësve, në përputhje me ligjin. Ky rast duhet të shërbejë si një paralajmërim i qartë për të gjithë, se dhuna ndaj të miturve nuk do të tolerohet kurrsesi, sikurse asnjë formë tjetër e dhunës”, thuhet tutje aty.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit