32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Huzeir Mustafa: Përgjigje për BDI-në e Kumanovës dhe satelitët e saj!

Huzeir Mustafa, këshilltar komunal i ASh-së në Kumanovë, ka reaguar ndaj akuzave të degës së BDI-së në këtë qytet rreth një kryqi të ngritur ditë më parë.

“Përgjigje për BDI-në e Kumanovës dhe disa satelit të tyre që hedhin pluhur dhe të pa vërteta në opinion! BDI si gjithmonë e hedh gurin dhe e fsheh dorën dhe në rastin konkret lidhur me kryqin në fshatin Kojnare. Ashtu siç mund të lexoni edhe në postimin e tij në facebook, kryqin e ka vendosur biznismeni kumanovar Zoran Petrushevski person i afërt dhe mbështetës i kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale, Oliver Ilievski. Pra BDI dhe personi në fjalë kanë qenë së bashku në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitin 2021, madje ka qenë edhe njëri ndër finansuesit kryesorë të fushatës së kandidatit të BDI-së në zgjedhjet lokale, kështu që nuk ka nevoj ta kërkojnë përgjigjen në opinion, mjafton një telefonatë deri te kandidati i tyre dhe do të marin përgjigjen e duhur”, thuhet në reagimin e Mustafës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit