Shefi i kuzhinës italiane me famë ndërkombëtare z.Faruk Neziri, pas shumë sukseseve në arenën ndërkombëtare në këtë sferë, së fundmi nga brendi i njohur botëror i caffe Segafredo, është shpallë Ambasador. Kjo mirënjohje dhe ky Çmim i rëndësishëm për Faruk Nezirin ka pasuar, pas disa mirënjohje dhe çmimeve tjera të rëndësishme gjatë viteve të fundit.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut (nga Çegrani i Gostivari) tanimë 30 vite rresht jeton e vepron në pjesën verior të Italisë. Gjatë kësaj periudhë kohore ai pothuajse ka arritur t’i “grabisë”, të gjitha Mirënjohjet dhe Çmimet prestigjioze ndërkombëtare, në këtë sferë.
Para ca vitesh, restorati i tij “La Perla” në qytetin universitar Graz të Austrisë, u radhitë ndër më të mirët dhe më të frekuentuarit atje. Thjeshë Maesstro Neziri, po i prek majat e suksesit në gastronominë botërore, profesion të cilin ai e ushtroi dhe përqafoi me përkushtim dhe dashuri, që nga ditët e para kur e filloi e derimë sot.