13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Ramabaja kërkon edhe një mandat tjetër për Kurtin, për këtë arsye

Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti duhet të ketë një mandat të dytë, duke theksuar se është e nevojshme që të gjithë ata që kanë abuzuar me pasurinë e Kosovës të sillen para drejtësisë.

Ramabaja e cilëson ligjshmërinë, drejtësinë, paqen dhe sigurinë si bazamentin e shtetit të së drejtës dhe si një kusht të rëndësishëm për perspektivën e Kosovës në integrimet euroatlantike.

“Do të duhej edhe një mandat të jetë Kurti. Dhe natyrisht të sillen para drejtësisë që të gjithë ata që kanë abuzuar me pasurinë e këtij vendi. Edhe këta që po abuzojnë, pa i falur asnjë. Sepse ligjshmëria, drejtësia, paqja dhe siguria janë bazamenti i shtetit të së drejtës dhe perspektivës sonë drejt integrimeve euroatlantike.

Nuk mund të luajmë ne me Brukselin dhe me Arbërinë siç thuhej një kohë… duhet të tregohemi serioz në procesin e ndërtimit të shtetit. Dhe në këtë drejtim edhe O’Brien edhe të tjerët se vullneti i popullit të Kosovës kësaj radhe është në përputhje edhe me objektivat e Qeverisë Kurti. Dhe do të vazhdohet në këtë drejtim”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit