16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Mickoski: Badenteri është kategori kushtetuese, kemi folur me VLEN për Ligjin për Përfaqësim

Në pyetjen e gazetarëve, kryeministri hristijan Mickoski, deklaroi se “Badenteri” është kategori Kushtetuese. Ai shtoi se me Koalicionin VLEN kanë biseduar për çështjen e ligjit për Përfaqësim të drejtë dhe se duhe të gjendet një mekanizëm i tillë.

“Ne biseduam në suaza të koalicionit, koalicioni ka mekanizëm demokratik, Badenteri është kategori kushtetuese. Shumë herë në të kaluarën biseduam se Balancuesi në praktikë jo vetëm që e ka kaluar kohën  e tij por edhe keqpërdoret dhe se duhet të fshihet. Dhe po, duhet të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Deklaratën e këtillë, kryeministri Hristijan Mickoski e bëri gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim, nga ku njoftuan se mes dy palëve sëhtë arritur marrëveshje dhe mësimdhënësit në arsim fillor dhe të mesëm do të kenë rritje të vazdhueshme të pagave./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit