Mediat në vend e kanë zbuluar emrin e biznesmenit të njohur shqiptar nga Shkupit, për të cilin Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ngritur padi penale.
Fokus.mk si dhe shumë media të tjera shkruajnë se bëhet fjalë për biznesmenin Fatmir Etemi. Ndërsa MPB sot njoftoi se se nga ngritur padi penale ndaj biznesmenit tepër të njohur shqiptar nga Shkupi, për dyshimet se ka bërë “Mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe aksione”.
Në njoftimin e MPB-së thuhet:
“Më datë 10.10.2024, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, Njësia për Krimet Financiare në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, kanë bërë kallëzim penal kundër personit F.E. nga Shkupi, për veprën e kryer “Mashtrimi gjatë punës me letra me vlerë dhe aksioneve” sipas nenit 275 paragrafi 3 të K.P.
I kallëzuari, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të një banke nga Shkupi, ka keqpërdorur informacione të brendshme në lidhje me shumën e dividendës për vitin 2023, të cilën e ka marrë vesh si anëtar i këshillit mbikëqyrës gjatë vitit 2024. Në këtë mënyrë, duke shfrytëzuar informacionin e ndjeshëm ndaj çmimit, ai ka blerë 500 aksione të zakonshme, me çmim mesatar të aksionit prej 16.400,00 denarë, ose gjithsej për aksionet ka paguar 8.200.000,00 denarë.
I kallëzuari penalisht ua ka transferuar informacionin sensitiv palëve të treta, përkatësisht anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, me të cilët kanë përdorur informacionin në atë mënyrë që kanë blerë 701 letra me vlerë (aksione) të bankës, me çmim më të ulët se çmimi që e ka arritur letra me vlerë (aksioni). Me fjalë të tjera, për aksionet është paguar gjithsej 11.520.967,00 denarë, me çka u është mundësuar përfitimi i përgjithshëm prej 639.000,00 në bazë të ndryshimit të çmimit të aksionit, si dhe gjithsej 646.100,00 denarë në bazë të dividendës. Me këtë, personi F.E. ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm për veten dhe familjarët e tij dhe në këtë mënyrë ka kryer veprën penale “Mashtrim gjatë punës me letrat me vlerë dhe aksionet sipas nenit 275 paragrafi 3 të K.P.”.