12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Banori i Ohrit fitoi lotarinë 1.7 milionë euro, shuma më e madhe deri tani

Nga Lotaria Shtetërore informojnë se është paguar më e madhja deri më tani, rekord “shtatë” me vlerë 1,7 milionë euro, ose 109.012.304 denarë.

Fituesi është nga Ohri dhe tashmë ka vizituar ambientet e Lotarisë, por ka dashur të mbetet anonim.

“Njeriu më i lumtur nga Ohri ka vizituar lokalet e Lotarisë Shtetërore dhe na ka treguar për bindjen e tij se një ditë do të marrë një 7 në loto, kështu që rregullisht dhe me këmbëngulje ka paguar 10 kombinime dhe një Xhoker, ose gjithsej 330 denarë për një xhiro. Ai ndryshonte shpesh numrat, disa nga numrat e tij me fat, disa nga përzgjedhja e tij e rastësishme dhe disa kolona që i zgjidhte me një zgjedhje të shpejtë”, theksuan nga Lotaria Shtetërore.

“Shtata” është e para që bie në Ohër. Në historinë e lojërave të fatit të Lotarisë Shtetërore, çmimi më i vlefshëm ra 12 herë në Shkup, pesë herë në Manastir, dy herë në Kërçovë dhe Kumanovë dhe një herë në Sveti Nikollë, Tetovë, Negotinë, Strumicë, Kavadar dhe Koçan.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit