12.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

Gashi në seancën e Platformës së Krimesë, mbështetje për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka hapur seancën e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë. Siç ka shkruar Gashi, në këtë seancë u fol lidhur me mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe për dënimin e agresionit rus.
“Pata nderin të hap dhe të drejtoj seancën e parë të Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) në mbështetje të Platformës së Krimesë.
Këtë seancë të sotme e nderoi edhe ambasadorja e Ukrainës, Sh.S. Larissa Deere, e cila shprehu mirënjohjen për ngritjen e GPNP-së si një vlerë e shtuar për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë i jep Ukrainës, si materialisht, politikisht dhe diplomatikisht.
🤝Faleminderova deputetët për mbështetjen kësaj iniciative dhe ju urova punë të përkushtuar dhe produktive në grup. Theksova se kjo seancë dhe formimi i këtij grupi e bashkon Kuvendin me zërat kundër agresionit rus dhe dërgon një mesazh të fuqishëm që liritë dhe të drejtat e njeriut , shteti i së drejtës, kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe integriteti territorial duhet të respektohen dhe të mbrohen”, ka shkruar Gashi.

Facebook link👇
https://www.facebook.com/share/p/uZXXeycYESHajnqP/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit