Edon Zhegrova edhe zyrtarisht nga UEFA-ja është zgjedhur lojtar i ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Lille mundi kampionin aktual të Evropës me rezultat minimal 1:0 falë golit nga penaltia të cilën e realizoi Jonathan David.
E këtë penalti e nxori pikërisht kosovari i cili u shkaktoi probleme të mëdha mbrojtësve dhe mesfushorëve madrilenë gjatë tërë takimit.