16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Murtezani: Ndarja e Shqiperisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë

Ministri i Çështjeve Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Orhan Murtezani, ishte sot mysafir në emisionin “360 Shkallë,” ku u
diskutua çështja e integrimeve evropiane. Gjatë fjalës së tij, ministri
theksoi:

“Jo vetëm që procesi i integrimit është gjallë, por po ndodh me një
shpejtësi shumë më të madhe. Ajo që Mali i Zi ka kaluar ose realizuar në
gjashtë muajt e fundit, në kushte normale pa agresionin e Rusisë ndaj
Ukrainës, do të duhej të përfundonte në një periudhë prej tre deri në
katër vjet. Prandaj, them se ky moment duhet të ndikojë te ne që të
punojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje dhe ta kapim hapin për
avancim të shpejtë.”

Kjo deklaratë nënvizon rëndësinë e momentit aktual dhe nevojën për të
përshpejtuar reformat dhe proceset integruese në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit