Bajden: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë

Advertisement

Pas një fundjave me shkëmbime zjarri, ushtria izraelite ka nisur valën më të gjerë të sulmeve ajrore kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani, duke goditur njëkohësisht Libanin Jugor, luginën e Bekaa dhe rajonin verior pranë Sirisë. Avionët e Tel Aviv ndërmorën bombardime intensive në qyteza e fshatra, duke goditur 150 objektivë, siç pretendojnë, e duke shkaktuar viktima e të plagosur. Izraeli u bëri thirrje civilëve të largohen nga zonat ku operon Hezbollahu, teksa paralajmëroi se së shpejti do të nisin sulmet e saktësisë së lartë kundër grupet militant. Hezbollahu, i mbështetur nga Irani foli për një fazë tëre të konfliktit, ku kishte nisur beteja për llogaridhënien. Ndërkohë presidenti amerikan Xho Bajden shprehu shqetësimin për tensionet në Lindjen e Mesme për shkak të frikës se përshkallëzimi i sulmeve midis Hezbollahut dhe Izraelit mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal. Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar një konflikt më të gjerë u tha Bajden gazetarëve.

Z. President a jeni i shqetësuar për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme?

“Po, jam. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos shpërthejë një luftë më e gjerë. Dhe ne jemi ende duke u përpjekur fort”, deklaroi Xho Bajden, president i SHBA-së. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit