11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Shoqata “Pellazgët-Tetovë” organizoi festën e plisit të bardhë

Me plisë në kokë, valle e poezi, për të pestin vitë me rradhë ”Shoqata për shkencë dhe Kulturë, Pellazgët-Tetovë” organizon festën e plisit të bardhë në Tetovë. Për organizatorin Festa e Plisit të bardhë përfaqëson shqiptarin.

“Plisi për mua dhe për të gjithë ata që janë këtu do të thotë,simbol më i vjetër mbarë shqiptar, është ndoshta i barabart me shqiponjën,diellin, hënën e flamurin. Është një simbol uniteti i kombit ashtu sic është edhe gjuha, gjaku edhe fisi”, u shpreh organizatori kombëtar i festës së plisit, Shefki Selmani.

Pjesmarsit në Festën e Plisit të bardhë, thanë se Plisi përfaqëson traditën dhe rrënjët shekullore të shqiptarve.

“Pilisi përfaqëson rrënjën kombëtare. Jamë nga Malësia dhe prindëri gjithmon e ka pasur këtë plis”, theksoi pjesmarësi.

“Përfaqëson identitetin kombin shqiptar. Me vite e shekuj e kemi mbajtur,dhe ne traditën e ecim përpara. Brezat që vinë e kanë për detyrim ta ruajn e ta trashëgojn”, u shpreh pjesmarësi.

“Veshja kombëtare është identitet dhe detyrim kombëtar. Unë veshjen kombëtare e quaj ndëre dhe krenari dhe detyrim moral e shpirtërore që ta nderojm e ta respektojm.Është një trashigimi që të huajt po luftojnë të na e marrin, dhe ne që e kemi detyroheminme mish e shpirt ta nderojm e respektojm”, theksoi pjesmarësi.

Për ta nderuar festë e Plisit te bardhë, kishin ardhur miq nga Dibra e madhe.Ata premtuan se shumë shpejtë kjo festë do të organizohet edhe në Dibër të madhe.

“Është hera e parë që marrë pjesë dhe është dicka fantastike. Edhe ne për një kohë të shkurtur do ta organizojm të njejtën organizim edhe në Dibër. Kjo në Dibër të madhe nuk është mbajtur portani do të mbahet”, u shpreh kryetari i shoqatës artistike ”Dibër E Madhe”, Mici Duka.

Edhe pse kjo festë mbahet po thuajse në gjitha trojet shqiptare, por mungon përkrahja nga insititucionet lokale e qendërore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit