Shteti ekziston për qytetarët dhe jo anasjelltas. Prandaj, në çdo rast, çdo qytetar, pavarësisht nga kombësia, ngjyra e lëkurës, gjuha që flet dhe kush ju drejtohet, dëgjojeni, përkushtojuni dhe mundësojini që ta arrijë me Kushtetutë dhe me ligj të drejtën e garantuar.
Ky është mesazhi i Avokatit të Popullit, Naser Zyberi me rastin e 75 vjetorit të miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Popullit shton se “fëmijët që janë në fillimet e jetës së tyre dhe që për fat të keq, për shkak të interesave të dikujt, nuk janë në gjendje të përjetojnë gjithçka që quhet fëmijëri normale – shkuarja në shkollë, dreka familja re, darka, shoqërimi etj. Prandaj, bota duhet të bashkohet dhe të zgjidhë urgjentisht këto konflikte. Gjithkush ka të drejtë të jetojë një jetë normale” shprehet Zyberi./tv21