11.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

DMSH disponon me një “Er traktor” funksional, por për momentin nuk ka nevojë për fluturake shtesë

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) për momentin disponon vetëm me një aeroplan funksional “Er traktor” nga tre të cilët i posedon, informoi drejtori i DMSH-së, Xhevat Selami.

Siç ka treguar Selami, tre ditë më parë janë thirrur mekanikët nga Spanja dhe kanë riparuar avionët, por të nesërmen është shfaqur i njëjti problem

“Një aeroplan duhet të bëhet servis, ndërsa avionin tjetër e kemi riparuar para tri ditësh në Prilep kur funksiononin dy avionë. Kam thirrur mekanikët nga Spanja, i kanë riparuar avionët dhe po punonin po atë ditë, por sërish u shfaq i njëjti problem. Aktualisht është në përdorim vetëm njëri aeroplan, ndërsa për tjetrin duhet të presim deri nesër për të parë se si do të jetë situata, a do të mund të fluturojë apo jo”, tha Selami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit