Në spektaklin e së premtes (8 dhjetor) nga Big Brother VIP Kosova 2 u eliminua Azem Gagica.
Ai la shtëpinë më të famshme në Kosovë dhe garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I pari që shpëtoi nga kjo garë ishte Blerando, më pas Kader Kicaj, Besart Zeneli, Blero, Ylli Dervishi e Alba Vukaj.
Azemi ka qenë njëri nga banorët që i ka dhënë shtëpisë përplot emocione me rrëfimet dhe gjërat që ka ndarë nga jeta e tij.
I njëjti gjatë qëndrimit në shtëpi ka shprehur haptazi edhe një pëlqim për Albën, nga e cila nuk mori ndonjë përgjigje pozitive.
Ai është pjesë e spektaklit që nga fillimi i këtij edicioni dhe tani janë bërë afro dy muaj.