12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Rita Ora nxjerr në shitje koleksionin e saj të vjeshtës me “Primark”

Rita Ora ka nxjerrë në treg koleksionin e saj më të ri me dyqanin “Primark”, i cili përmban një pamje më ‘preppy’ ndërsa sezoni shkon drejt vjeshtës.

Këngëtarja, 33 vjeçe, tregoi këmbët në fotografi teksa ishte e veshur rehat dhe trendi me një jelek blu, getat e zeza të errëta dhe çorapët me model ‘argyle’, shkruan DailyMail.

Në një fotografi tjetër, Rita dukej gati për një takim pune, teksa u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë gri që e veshi mbi një këmishë me vija blu dhe një kravatë të kuqe.

Foto: Primark

Ajo e përfundoi pamjen me një çantë të zezë me material lëkure dhe disa syze me korniza të kuqe për koleksionin e ri.

Koleksioni i ri i vjeshtës titullohet “Lazy Daze” dhe fokusohet në dy trende: stili retro dhe stili ‘preppy’. Në vitin e parë të partneritetit të saj të modës me “Primark”, Rita Ora iu ka ofruar klientëve nga e gjithë bota modë stilistike, këpucë dhe aksesorë të përshtatur për çdo sezon, të gjitha të frymëzuara nga stili personal i Ritës.

Foto: Primark

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit