Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata me intensitet në rritje në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.