Në Qeveri po bëhen analiza për kufizimin e çmimeve të produkteve të caktuara që nevojiten për fillimin e vitit shkollor, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, sipas tij pritet që gjatë ditës së sotme të përfundojnë analizat, pas çka propozimi menjëherë do të jetë në seancën e ardhshme të Qeverisë, shkruan Alsat.
“Mendoj se gjatë ditës së sotme ajo analizë do të jetë gati dhe tashmë në seancën e nesërme të rregullt të Qeverisë do të dalim me një plan për kufizimin e çmimeve të produkteve që janë të nevojshme për një fillim të suksesshëm dhe më të relaksuar të vitit shkollor, d.m.th. kufizimi i çmimeve të produkteve që janë më të nevojshmet për të pasur një fillim të suksesshëm të vitit shkollor”, tha Mickoski. /Alsat.mk